Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot relativisht i qetë, por me ulje të ndjeshme të temperaturave.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa ato maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.