Në shënim të Ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri bëhen homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë në kryerje të detyrës.
Merr pjesë dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili gjatë ditës bën vizita në familjet e Enver Zymerit dhe të Afrim Bunjakut.
Gjithashtu, Konjufca dhe zyrtarë të tjerë bëjnë homazhe para pllakës përkujtimore në vendin e rënies së Enver Zymerit në Zubç të Zubin Potokut.
Agjenda:
Ora: 10:00 – Homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë kryerje të detyrës, (Drejtoria e Përgjithshme e PK-së në Prishtinë).
Ora: 13:00 – Homazhe pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri (Zupç – Zubin Potok).
Ora: 14:00 – Gara profesionale të kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës (Liqeni i Ujmanit – ura e parë).