Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë thirrje që të shmangen shëtitjet ose punët në natyrë dhe kaosi në komunikacion pasi gjatë së sotme pritet të ketë stuhi dhe rrufe.
‘Këshillohet që gjatë këtyre kushteve të rënda meteorologjike të mos krijojmë kaos, sidomos në komunikacion, t’u shmangemi shëtitjeve ose punëve të natyrës së ndryshme në pyje, sepse ky mot parashihet të shoqërohet me stuhi, rrufe e në vende të kufizuara do të ketë kushte edhe për reshje. breshëri dhe erëra të fuqishme” , thuhet në komunikatën për medie.
Më tutje, Instituti u ka bërë thirrje për kujdes barinjve që i ruajnë delet në viset e larta.
“Kujdes të kenë barinjtë të cilët i ruajnë delet në vise të larta, sepse rrufeja godet në tufë për shkak të disa faktorëve specifikë, përçueshmërisë së lartë dhe afërsisë së tyre, sepse kur rrufeja godet tokën, e gjithë ajo energji përhapet nëpër tokë në një perimetër të gjerë”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.