I pari i kombëtares spanjolle Luis Enrique, siç duhet ka vendosur që ndaj Kosovës, ta hedhë në fushë një formacion sulmues, transmeton Kosova Post.
Kosova është nikoqire e Spanjës në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Të dy skuadrat pritet të përballen me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke qenë pjesë e grupit B.
Sipas AS, ky do të jetë formacioni i Spanjës:
Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Alvaro Morata janë tre emrat më të mëdhenj që pritet të zbarkojnë në “Fadil Vokrri” sonte.
Formacioni i Spanjës: Unai Simon; Azpilicueta, Laporte, Eric Garcia, Jordi Alba; Carlos Soler, Busquets, Llorente; Sarabia, Morata, Ferran Torres.
/Telegrafi/