Spanjë-Francë është gjysmëfinalja e parë e Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropiane, të dielën ka publikuar gjyqtarët që do ta gjykojnë duelin mes ‘Furisë së Kuqe’ dhe ‘Gjelave’.
Kjo sfidë e cila pritet të prodhojë një superndeshje do të gjykohet nga arbitri slloven Slavko Vincic.
Nga Sllovenia janë edhe ndihmësit e kryesorit, anësorët Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic.
Gjyqtar i katërt është sllovaku Ivan Kruzliak, ndërsa në VAR slloveni Nejc Kajtazovic.