Gjykata Speciale e Kosovës ka konfirmuar për arbresh.info vizitën e ish kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Majkëll Dojl nga Dhomat e Specializuara të Kosovës tha për arbresh.info se gjatë kësaj vizite Gucati do të takojë familjen e tij.
Për sigurimin e tij, sipas zyrtarit të Speciales, po përkujdesen policia e Kosovës dhe ajo e Eulexit.
“Për shkak të bazave të forta humanitare, Paneli i Apelit ka udhëzuar regjistrin të menaxhojë një vizitë kujdestare në Kosovë që Hysni Gucati të takohet me familjen e afërt. Hysni Gucati mbetet në paraburgim të Dhomave të Specialistëve”, tha Dojl.
Ndryshe, Gucati ka arritur sot në Kosovë, siç raportohet për të vizituar nënën e tij, e cila vuan nga mushkëritë.