Ka përfunduar baras spektakli në “Anfield” mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, ku rezultati në fund ishte 2:2.
Të dyja skuadrat patën shanse mjaft të mira që në pjesën e parë për ta tundur rrjetën kundërshtare, por këtë s’e bënë gjatë 45 minutave të para.
E, në minutën e 52-të, Unitedi kaloi në epërsi me anë të Martinezit, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë Gapko barazoi gjithçka.
Sfida u nxeh edhe më kur Salah, 10 minuta më vonë u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e 80-të Diallo solli sërish ekuilibrin.
Liverpooli pati mundësinë që ta ndryshonte rezultatin ku në minutën e 90-të të takimit, Diogo Jota ishte pothuajse i vetëm përballë portierit, por gjuajtjen e tij e ndali Onana.
Ndërsa, për Unitedin, “fytyra tragjike” krejt në fund ishte Maguire i cili pati vetëm ta dërgonte topin në rrjetë, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.
Liverpooli gjendet në vendin e parë me 46 pikë, ndërsa Unitedi pozicionohet në vendin e 13-të me 23 pikë.