Stafit mbështetës shëndetësorë u vazhdohen kontratat për punë. Për portalin “rtv21.tv” Ministria e Shëndetësisë njoftoi se atyre u është zgjatur kontrata edhe për gjashtë muaj, shkruan KosovaPost.
Stafi mbështetës ku përfshihen mjekë, infermierë, teknikë dhe të tjerë janë angazhuar në kuadër të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë që nga muaji shtator.
Numri total i punëtorëve shtesë shëndetësorë që janë angazhuar që nga qershori i këtij viti arrin në 2 mijë.