Kandidatja e VV-së per deputete ne Kuvendin e Kosovës, Jeta Statovci ka premtuar se me qeverisjen e e VV-së, Kosova do të ketë zhvillim ekonomik dhe prioritetë do të jenë bizneset e vogla, raporton Kosova Post.
“Bizneset e vogla i kemi vizituar këto ditë për t’i dëgjuar nga afër sfidat e vështirësitë me të cilat ata përballën”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Bizneset e vogla i kemi vizituar këto ditë për t’i dëgjuar nga afër sfidat e vështirësitë me të cilat ata përballen. Me një kujdes të veçantë, Qeveria e re, pra ajo e ndryshimit që do të ndodhë me votën e të dieles, do t’i qaset hartimit dhe implementimit të pakos mbështetëse për biznesin e vogël.
Ata kanë pësuar nga efektet e pandemisë dhe dora e zgjatur për ta nga Qeveria, nuk duhet të mungojë. Kemi të bëjmë me një numër jo të vogël të qytetarëve që janë punësuar apo vetëpunësuar në këto biznese dhe detyra jonë është të hapim perspektivë të fuqizimit dhe rritjes së vazhdueshme të tyre.
#krejtdhedrejt #guxo #vjosa2 #jetastatovci48