Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se është i shqetësuar sepse Rusia po përpiqet të akuzojë Ukrainën dhe aleatët e saj se po përgatiten të përdorin armë kimike, derisa thotë se duke akuzuar të tjerët është një mënyrë e tyre për të krijuar një pretekst për të bërë të njëjtën gjë vetë.
Ai thotë se këto akuza kundër Ukrainës dhe aleatëve të NATO-s nuk janë të vërteta.
“Çdo përdorim i armëve kimike do të “ndryshojë tërësisht natyrën e konfliktit” pasi do të ishte “një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar” dhe do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Kjo do të prekte jo vetëm njerëzit në Ukrainë, por edhe vendet potenciale të NATO-s për shkak të përhapjes së kontaminimit”, tha Stoltenberg.k.k.