Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mandati i të cilit përfundon në vitin 2022, është kandidat për postin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Norvegjisë, njoftoi Ministria e Financave, transmeton Kosova Post.
Stoltenberg, një ish-kryeministër dhe ministër financash, ka diplomuar në ekonomi dhe është në një listë prej 22 kandidatësh për guvernator.
“Ministria e Financave më ka kontaktuar në nëntor për të më pyetur nëse do të mendoja të aplikoja për atë pozicion. E bëra sepse ai vend më motivon shumë”, tha Stoltenberg (62), mandati i të cilit si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s përfundon më 30 shtator 2022, shkruan N1.
Banka Qendrore e Norvegjisë vendos për politikën monetare të vendit dhe mbikëqyr fondin e madh shtetëror të vendit, i cili konsiderohet më i madhi në botë. Mandati i guvernatorit është gjashtë vjet.sh.o./Kosova Post/