Thomas Strakosha mund të qëndrojë tek Lazio por kryeqytetasit janë në kërkim të një portieri të ri, në një kohë kur firma mbi kontratë mungon.
Portieri shqiptar është i gatshëm të rinovojë por më parë kërkon garanci nga trajneri Sarri.
Strakosha kërkon një kontratë 3-vjeçare dhe 2 milionë euro në sezon, plus 2,5 bonus në momentin që do të firmos.
Me sa duket këto kërkesa të Strakoshës kanë bërë që drejtuesit e klubit të jenë ende skeptik, pasi në të njëjtën kohë që diskutojnë mundësinë për të rinovuar kontratën, Igli Tare po shqyrton edhe tregun e merkatos pasi nuk dëshiron të kapet i papërgatitur në fund të sezonit.