Pirja e tre filxhanëve kafe në ditë mund t’i shtojë vite jetës suaj, sipas një studimi.
Personat që shijojnë një filxhan të rregullt me kafe kanë deri në 15 për qind më pak gjasa të kenë sëmundje të zemrës ose të vdesin të rinj.
Antioksidantët në kafe përmirësojnë shëndetin duke nxitur metabolizmin, reduktuar ënjtjen dhe shkurtuar grumbullimin e yndyrës, thanë shkencëtarët.
Kjo do të thotë që edhe kafeja pa kafeinë është e mirë për zemrën tuaj dhe njerëzit me vese të tjera si ushqimi i pa shëndetshëm dhe pirja e duhanit ende marrin përfitime.
Dr Peter Kistler, nga Instituti i Zemrës Baker në Melburn, tha: “Për shkak se kafeja mund të shpejtojë rrahjet e zemrës, njerëzit shqetësohen se mund të shkaktojë ose përkeqësojë problemet e zemrës. Por të dhënat tona sugjerojnë që konsumi i përditshëm i kafesë nuk duhet të dekurajohet, por të përfshihet si pjesë e një diete të shëndetshme. Ne zbuluam se pirja e kafesë ose nuk bënte dëm ose shoqërohej me përfitime për shëndetin e zemrës”.