Kryeministrja Magdalena Andersson tha se aplikimi i Suedisë për t’iu bashkuar NATO-s do të destabilizonte sigurinë në Europë.
“Nëse Suedia do të zgjidhte të dërgonte aplikimin për t’u bashkuar me NATO-n në këtë situatë, do të destabilizonte edhe më tej këtë zonë të Europës dhe do të rriste tensionet”, citohet të ketë thënë ajo nga Reuters.
Edhe para se të sulmohej Ukraina, grumbullimi i ushtrisë ruse hapi debat të madh në Suedi dhe në Finlandë, gjithashtu një vend jo anëtar i NATO-s. Edhe pse Finlanda bashkëpunon me NATO-n në disa aspekte, nuk i është bashkuar zyrtarisht asaj. Muajin e kaluar, kryeministrja Sanna Marin tha se mundësitë që Finlanda të aplikonte për t’u bërë pjesë e NATO-s ishin të pakta, përgjatë mandatit të saj.
Gjatë një takimi mes tyre të dielën, dy kryeministret, e Suedisë e Finlandës, thanë se do të forconin bashkëpunimin mes tyre në fushën e sigurisë./A2