Suedia njoftoi se do t’i dhurojë Ukrainës 50 milionë korona (rreth 5.4 milionë dollarë) për të mbështetur reformat dhe për të rritur qëndrueshmërinë e vendit, transmeton Kosova Post.
Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde në llogarinë e saj në rrjetet sociale tha se në një telefonatë me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, Suedia e siguroi Ukrainën për mbështetjen e saj të plotë.
Duke kujtuar se marrëdhëniet historike midis Suedisë dhe Ukrainës kanë një histori të gjatë, Linde theksoi se në kuadër të “Fondit të Partneritetit për Ukrainën Rezistente”, Suedia do t’i dhurojë Ukrainës 50 milionë korona.
“Me këtë ndihmë, qëllimi ynë është të mbështesim përpjekjet për reforma në Ukrainë dhe të forcojmë kapacitetet e forcave të sigurisë duke rritur qëndrueshmërinë e vendit. Sepse Rusia ka kërkesa të papranueshme. Këto kërkesa prekin jo vetëm Ukrainën por edhe Suedinë dhe të gjithë rendin evropian të sigurisë”, tha Linde./aa