Këshilltari i sigurimit kombëtar të SHBA, Jake Sullivan, ka thënë se diplomatët amerikanë do të vazhdojnë të punojnë “në përpjekje për të arritur në një kthim të ndërsjellë në marrëveshjen bërthamore e Iranit, mbi një bazë pajtueshmëri kundrejt pajtueshmërisë”, transmeton Kosova Post.
Sullivan i bëri komentet në një intervistë të Dielën, pasi negociatori kryesor i Iranit tha se raundi i tretë i negociatave në Vjenë për të rivendosur plotësisht marrëveshjen bërthamore të 2015 ka përfunduar me disa “pjekuri” dhe “qartësi” ndërsa mbetet një rrugë e gjatë dhe me pengesa përpara. Sullivan gjithashtu pranoi se Uashingtoni dhe Teherani nuk janë afër një marrëveshje për të ringjallur pjesëmarrjen e SHBA në paktin bërthamor, e cila u arrit midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Rusisë, Kinës dhe Bashkimit Evropian në vitin 2015. “Tani për tani nuk ka asnjë marrëveshje,” i tha Sullivan rrjetit ABC News. “Ka ende një distancë të gjatë për të udhëtuar për të mbyllur boshllëqet e mbetura, dhe këto boshllëqe janë mbi faktin se sa sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera do të hiqen,” tha ai.
“Ato janë mbi mbi kufizimet bërthamore që Irani do të pranojë në programin e tij për të siguruar që ata kurrë nuk mund të prodhojnë një armë bërthamore”, tha ai, duke përsëritur pretendimin e pabazë të SHBA se Teherani po kërkon të ndërtojë një armë bërthamore.
Udhëheqja e lartë e Iranit gjithmonë ka thënë se programi bërthamor i vendit është vetëm për qëllime paqësore.