“Fox News” pretendon se Departamenti i Shtetit është përballur me sulm kibernetik dhe se njësia komanduese kibernetike e Departamentit ka bërë një njoftim për një shkelje të mundshme, transmeton Kosova Post.
Pretendohet se ndaj Departamentit të Shtetit të SHBA-së është kryer sulm kibernetik, shkruan AA.
Transmetuesi amerikan “Fox News” pretendon se Departamenti i Shtetit është përballur me sulm kibernetik dhe se njësia komanduese kibernetike e Departamentit ka bërë një njoftim për një shkelje të mundshme.
Në lajm ndër të tjera thuhet se sulmi është kryer dy javë më parë.
Një zyrtar i Departamentit në një deklaratë për “Fox News” tha se aktualisht nuk mund të japin informacione lidhur me cilësinë ose shtrirjen e ngjarjes së sigurisë kibernetike të pretenduar.