Sulmet ndaj SPAK, ambasada e SHBA: Qëndrojmë krah profesionistëve që synojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë
Ambasada e SHBA në Shqipëri, vlerëson qëndrimin dhe dënimin e KLP-së lidhur me sulmet që janë bërë ndaj SPAK.
“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”, thuhet në reagim e ambasadës amerikane.atsh