Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dyshon në qëndrimin e Rusisë për tërheqjen ushtarake. Ai është shprehur mosbesues ndaj këtij veprimi.
Gjatë një video-mesazhi të shpërndarë, Zelensky ka theksuar se ukrainasit nuk janë naivë, dhe se forcat ushtarake nuk do të ndalen pavarësisht rrethanave.
“Ne i shohim të gjitha rreziqet. Ukrainasit nuk janë njerëz naivë. Kanë mësuar gjatë këtyre 34 ditë të pushtimit dhe gjatë 8 viteve të fundit të luftës në Donbas se vetëm një rezultati konkret mund t’i besohet. Ushtria ruse ka ende një potencial të konsiderueshëm për të vazhduar sulmet kundër shtetit tonë.