Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.Hamza ka kërkuar që rasti të adresohet dhe të dënohet sa më shpejt nga institucionet e rendit dhe ligjit.
“Sulmi fizik ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është një akt i ulët dhe i papranueshëm, i cili duhet të adresohet dhe të dënohet sa më shpejt nga institucionet e rendit dhe ligjit.Kosova ka nevojë për stabilitet, normalitet dhe bashkëpunim” shkruan Hamza në Facebook.