Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me sulmin ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, i cili u sulmua sot fizikisht nga dy persona.
Kryetari Abdixhiku, është shprehur se “Muhaxherin s’mund ta ndalin e as ta frikësojnë”.
Ndërkohë lideri i LDK-së u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të mbajnë përgjegjës ata që e sulmuan.
“Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë. Është i gatuar ndryshe ky burrë! Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta e të mbajnë përgjegjës ata që me argumentin e dhunës e urrejtjes provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.