Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës në emër të Qeverisë së Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe organizatorëve të festivalit.
E për këtë ‘rikthim’, ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në ‘Twitter’.
“Mirë se vjen në shtëpi Dua Lipa! Mezi presim të kemi Sunny Hill Festival në Prishtinë ku e ka vendin”, ka shkruar Osmani në postim.
Për kthimin në Prishtinë të festivalit të shumëpritur, ka reaguar edhe vetë Dua Lipa e lumtur që Prishtina do të mirëpres festivalin.
Tashmë janë konfirmuar edhe disa nga artistët e huaj për performancën në “Sunny Hill”.