Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa e Veton Surroi janë ekspertët e angazhuar për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Këtij grupi të ekspertëve pritet që së shpejti t’i bashkohet edhe Blerim Shala.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook “Grupi për Ballkan” (BPRG).
“Ekspertët e angazhuar deri më tani janë: Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi. Së shpejti grupit të ekspertëve pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala. Ekspertë të tjerë mund të ftohen dhe angazhohen varësisht nevojave të Qeverisë dhe dinamikës së procesit të dialogut”, thuhet në njoftim.
Ky aktivitet përbën njërin nga komponentët programorë të “Grupit për Ballkan”, të cilat zbatohen me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes & shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane”. /Zëri