Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se në veri të Mitrovicës vazhdimisht shkelet ligji.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti që e kanë mbajtur për media, ai ka përmendur rastet e qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kanë vendosur që t’i kthejnë targat e veturave të tyre në RKS, ku të njëjtit pastaj janë kërcënuar ose sulmuar.
“Në vazhdimësi ka shkelje të ligjit atje. Ju jeni dëshmitar se si shtetas tanë që kanë bërë konvertimin e targave kanë qenë të atakuar dhe kjo natyrisht se është një brenga e jona”.
“Duke pasur parasysh përvojat e kaluara, vlerësojmë se mund të ketë edhe rreziqe të tjera”.