​Sveçla viziton pikat kufitare në Jarinë e Bërnjak

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka vizituar sot pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për të parë nga afër punën e policisë kufitare, transmeton KosovaPost.

Ai po ashtu ka vizituar stacionet e reja policore që mbikëqyrin vijën e gjelbër të kufirit.

“Me përgjegjësit, por edhe gjithë zyrtarët policorë prezentë, biseduam lidhur me ecurinë e punës, vështirësitë dhe nevojat që kanë dhe u zotuam që me angazhimin e gjithë faktorëve relevantë, vështirësitë të tejkalohen dhe nevojat të plotësohen”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai me këtë rast ka falënderuar zyrtarët policorë për punën e palodhshme dhe përkushtimin në ruajtjen e kufijve të Kosovës.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika