Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet për dy vdekje të dyshimta nga Komuna e Deçanit.
Hetimet vijnë pas dyshimeve se vdekjet kanë ardhur si rezultat i helmimit nga uji i pijshëm në fshatrat e Komunës së Deçanit.
“Njësitet rajonale kanë filluar hetimet për dy vdekje. Ne jemi mobilizuar dhe Drejtoria e Krimeve të Rënda ka shkuar në Komunën e Deçanit për të asistuar policët në hetimet e përgjithshme”, ka thënë Sveçla.
Ai ka thënë se gjendja e sigurisë në Deçan është e qetë dhe policia po vazhdon t’ju dalë në ndihmë banorëve të kësaj komune.l.n.