Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që nga dje po qëndron në Glasgow, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve për Ndryshimet Klimatike – COP26, transmeton Kosova Post.
Presidenti u takua edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Glasgow.
Kjo u bë e ditur përmes instagramit ‘E ardhmja e Serbisë’, ku shihet edhe fotoja e dy liderëve, nismëtarë të ‘Ballkanit të Hapur’.
Foton e ka përcjellë edhe një mbishkrim, ndërsa shtrohet pyetja nëse duhet të shtyhet takimi në Beograd.
Mbështetje e fortë #OpenBalkan A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, duke pasur parasysh ngjarjet në Shkup?
Me @ediramaal në Glasgow para fillimit @ cop26uk – shkruhet në përshkrimin e fotografisë në profilin e Instagramit “Budućnost Srbije AV”.
https://www.instagram.com/p/CVux2Neshs1/