Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosoës, Armend Zemaj, ka kërkuar të hapet hetim për vendimin e vendosjes prej taksës pesë eurove për letër-ngjitëset për veturat.
Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës kërkoi dorëheqje nga ministri i Infrastrukturës për shkak të këtij vendimi.
“Kjo qasje është më shumë shqetësuese sesa tendenca për të fshehur atë çka është tentuar të ndodh, të thuhet se po do ta pezullojë një akt, akt hajnie, tregon se dikush është i involvuar në këtë afër. Unë po shpresoj se ministri nga këtu do të çohet e do të shkojë në prokurori që të hetojë këtë proces, t’i vë para drejtësisë ata që kanë tentuar edhe e kanë nënshkruar një marrëveshje e pastër, puro hajnia, kjo nuk mbulohet”.
“Akti më korrekt më moral do të ishte dorëheqja, për të treguar se unë, qeveria nuk qëndron prapa këtij skandali”, ka thënë Zemaj.