Këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Driton Tali, thotë se zgjidhja e ngërçit Kosovë-Serbi mund të arrihet veç nëse ka ndryshime në skenën politike në Kosovë e Serbi.
Mirëpo, shkruan ai në Facebook, se ndryshimet e skenës politike në dy shtetet duhet të jenë të thella.
Siç shkruan Tali , në Prishtinë duhet të vijnë në pushtet jugonostalgjikët dhe në Beograd ‘real-politikanët’.
Postimi i plotë:
Zgjidhja e ngërçit Kosovë – Serbi mund të arrihet veç nëse ka ndryshime drastike në skenën politike në Prishtinë ose në Beograd.
Në Prishtinë, nëse në pushtet vijnë jugonostalgjikët (këta që po na këshillojnë që t’i japim diçka Serbisë sepse “pak i kemi dhënë – nuk mundet dikush m’i fitu të gjitha e dikush m’i humbë të gjitha) apo në Beograd të vijnë në pushtet “real-politikanët” të cilët e kanë kuptuar se Serbia e ka humbur Kosovën.
Për aq sa pe shoh unë, njëherpërnjëhere, as në Kosovë nuk mund të vijnë në pushtet jugonostalgjikët e as në Beograd “real politikanët”.