Ndeshja e parë e ditës së sotme, Anglia kundër Iranit nga ora 14:00, është në kuadër të grupit “B” dhe zhvillohet ne stadiumin “Khalifa” ne kryeqytetin e Katarit, Doha.
Anglia që është fituese e Kupës së Botës në vitin 1966, dëshiron që ta arrijë të njejtin sukses këtë vit, duke u llogaritur një prej favoritëve kryesor për të triumfuar në këtë garë.
Arritja në gjysmëfinale në kampionatin botëror “Rusia 2018” dhe në finale të “Euro 2020”, është motiv i madh për lojtarët e trajnerit Gareth Southgate.
Anglia kishte kampanjë pozitive të kualifikimeve për në “Katar 2022”, duke mos pësuar asnjëherë, pasi regjistroi 8 fitore dhe 2 barazime. Kjo kombëtare shënoi 39-të gola dhe pranoi vetëm 3, duke qenë më e mira në fazën e kualifikuese sa i përket gol-dallimit, që në fund e kishte +36.
Negative llogaritet kampanja e Ligës së Kombeve që u zhvillua këtë vit gjatë muajit qershor dhe shtator, pasi nuk e regjistroi asnjë fitore, duke i pasur 3 barazime dhe 3 humbje. Për këtë shkak, Anglia u largua nga Liga A në Ligën B në “Nations League”.
Në anën tjetër, për Iranin ky është botërori i tretë me radhë që po merr pjesë. Kjo kombëtare gjatë muajve të fundit ka bërë ndryshime të mëdha në grup, në mesin e të cilave edhe zëvendësimi i trajnerit Marc Wilmots me Dragan Skoçiç. Me këtë trajner, Irani ka fituar 8-të nga 10-të ndeshjet kualifikuese të fazës së tretë për Botëror, duke pasur vetëm 1 barazim dhe 1 humbje.
Pavarësisht kësaj kampanje të suksesshme, Irani ndërroi përsëri trajnerin, duke rikthyer Carlos Queiroz i cili ishte në krye të kësaj kombëtare nga viti 2011 deri në vitin 2018.
Një nga lojtarët që pritet më shumë në këtë ndeshje është Harry Kane, i cili llogaritet si ndër pretendentët kryesor për ta fituar Këpucën e Artë në këtë Botëror. Ndërsa tek Irani, asnjë lojtar nuk është përfshirë më shumë në gola gjatë fazës së tretë kualifikuese se sa Mehdi Taremi, i cili regjistroi 4 gola dhe 2 asiste.