Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 24 të tjerë u plagosën në sulmet terroriste në qytetet veriore al-Bab dhe Azaz në Siri gjatë ditës së sotme, transmeton Kosova post.
Një bombë e montuar në automjet shpërtheu në qytetin Azaz.
Katër persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në sulm.
Pas pak, një shpërthim tjetër ndodhi në një pikë kontrolli pesë kilometra në lindje të qytetit al-Bab, në të cilin jetën humbën gjashtë persona dhe u plagosën katër të tjerë.
Ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.(AA)