Policia e Kosovës njofton se në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Rr. 27 Nëntori, Prishtinë / 05.12.2024 – 00:55. Pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, lidhur me rastin njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore”, thuhet në raportin e policisë.