Koreja e Veriut ka ngritur në qiell raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi. Hedhja e raketave u bë në brigjet lindore të Phenianit. Veprimi i këtij të fundit konsiderohet një rrezik ekzistencial për fqinjin e tij, Koreja e Jugut dhe për një destabilitet në Gadishullin Korean.
Raportet për lëshimin e raketave balistike erdhën pasi Koreja e Jugut tha se oficeri i saj i lartë ushtarak, kishte pritur komandantin e Komandës Hapësinore të SHBA, gjeneralin Stephen Whiting, për të diskutuar zhvillimin e satelitit zbulues të Veriut dhe bashkëpunimin ushtarak në rritje midis Phenianit dhe Moskës.
Qeveria japoneze është vënë në gatishmëri pas alarmit se Pheniani ka lëshuar raktetat balistike, pasi ajo ka rënë shumë afër zonës ekonomike ekskluzive të Japonisë.
Veriu besohet se po përgatitet të lëshojë një satelit tjetër spiun, pasi vendosi me sukses një satelit zbulues në orbitë në nëntor. Koreja e Veriut tha javën e kaluar se kishte lëshuar një raketë strategjike lundrimi për të testuar një testatë të madhe luftarake dhe një raketë të re kundërajrore.
Koreja e Veriut ka kundërshtuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të cilat ndalojnë zhvillimin e raketave balistike, duke i hedhur poshtë ato si shkelje të së drejtës së tij sovrane për t’u mbrojtur.
Sakaq, Rusia muajin e kaluar vuri veton ndaj rinovimit vjetor të monitorimit të sanksioneve të vendosura kundër Koresë së Veriut, duke bërë që zyrtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut të akuzojnë Moskën për mbështetje ndaj Phenianit., shkruan A2CNN Kina abstenoi nga votimi i Këshillit të Sigurimit.