Temperaturat e ftohta të dimrit janë shkaktare të rritjes së rrezikshme të tensionit të gjakut tek të moshuarit, përcjell KosovaPost.
Një studim francez ka zbuluar se tensioni i gjakut pëson luhatje të ndjeshme sipas stinëve. Në dimër, tensioni i gjakut tek të moshuarit rritet me 33.4 përqind ndërsa në verë me 23.8 përqind.
Ndonëse ekspertët nuk kanë arritur të përcaktojnë mekanizmat që mund të shpjegojnë këtë lidhje mes motit dhe tensionit, ata thonë se gjithçka ka të bëjë me sistemin nervor simpatetik.
Ky sistem kontrollon mënyrën se si organizmi reagon ndaj stresit. Ai gjithashtu rregullon çlirimin e hormonet katekolaminë që rrit tensionin e gjakut duke përshpejtuar rrahjet e zemrës dhe mbajtur nën kontroll enët e gjakut.
Tensioni i gjakut në varësi të stinëve
Studiuesit francezë analizuan të dhënat mjekësore të mbi 8800 të rriturve mbi 65 vjeç në harkun kohor të 2 viteve. Gjatë dimrit tensioni sistolik pësonte një rritje prej 5 pikësh. Ndikimi më i lartë i temperaturave tek tensioni i gjakut vërehej tek të moshuarit mbi 80 vjeç.
Këto gjetje, sipas ekspertëve, mund të shpjegojë edhe ndikimet sezonale në sëmundjet si ishemia, apo problemet me enët e gjakut që prekin të moshuarit. Një monitorim më i vëmendshëm i tensionit të të moshuarve gjatë dimrit mund të përmirësojë shëndetin e tyre.