Policia ka bërë të ditur se dje në Lipjan ka ndodhur një vrasje në tentativë, meqë rast dy punëtorë të sigurimit në një kompani ishin cak i të shtënave me armë nga disa persona të panjohur.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes ku takoi dy viktimat, të cilët kanë deklaruar se nga persona deri më tani të pa njohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Nuk raportohet për të lënduar
“Është raportuar për të shtëna me armë zjarri, njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy ankuesit/viktimat meshkuj kosovarë punëtor të sigurimit në një kompanie të cilët kanë deklaruar se nga persona deri më tani të pa njohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Nga njësitë policore janë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.