Rasti është regjistruar në Gjakovë, ndërsa është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’, shkruan Kosova Post.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se një shofer i një kombibusi, është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur.
Këto janë detajet e raportit:
“Gjakovë 30.05.2021-19:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke drejtuar kombi-busin e tij me udhëtar , person-a të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Dyshohet se e njëjta veturë pas disa minutave është gjetur duke u djegur në hyrje të fshatit Vraniç ku njësiti i zjarrfikësve kanë arritur ta shuajnë zjarrin.”
Policia bënë të ditur se nuk ka pasur të lënduar, e as të arrestuar./KosovaPost/