Një person sot është arrestuar në rrugën “Mbretëresha Teuta” në komunën e Mitrovicës pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një 29 vjeçari.
Mësohet se Policia ka arritur ta identifikoj të dyshuarin me ç’rast e ka arrestuar dhe i është konfiskuar arma e llojit Zoraki cal 9 mm me një karikator dhe 2 fishekë.
IndeksOnline përmes burimeve mëson i dyshuari tash e disa ditë në mënyrë indirekte ka kanosur se do ta vras personin E.S, 29 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishin pas mes tyre.
I dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon ne procedurë të rregullt. Me rastin po vazhdon të merret Policia./IndeksOnline/