Një shtetas serb është arrestuar dje në Vushtrri pasi që ka tentuar t’iu japë ryshfet zyrtarëve policorë të Kosovës.
Sipas policisë, i dyshuari iu kishte lënë në veturë zyrtare 1000 dinarë, mjete të cilat janë konfiskuar nga organet kompetente.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull serb pasi i njëjti ka tentuar t’i jap ryshfet zyrtarëve policorë meshkuj kosovarë duke u lëne në veturë zyrtare 1000 dinar. Monedha është konfiskuar dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.