Një tërmet me magnitudë 3.8 i shkallës riher me epiqendër në Tiranë është regjistruar pasditen e sotme në orën 16:04. Thellësia ka qenë 2 km.
Lëkundja që ka zgjatur pak sekonda ka shkaktuar panik te qytetarët. Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për dëme materiale. Por më shumë se magnituda, më shumë frikë te qytetarët ka shkaktuar rastësia, pasi si sot dy vite më parë në 21 shtator të vitit 2019 në orën 16:09 minuta u regjistrua një tërmet me magnitudë 5.8 ballë me epiqendër në detin Adriatik.