Analisti Jusuf Thaçi thotë se prej dy orësh mbi 200 qytetarë po presin për të votuar në një qendër votimi në Prishtinë ku janë harxhuar fletë-votimet.
Një gjë e tillë, sipas tij, është e papranueshme pasi po mohohet një e drejtë e garantuar.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Thaçi tha se shumë qytetarë janë kthyer pasi janë lodhur nga pritja.
Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Në Qendrën e Votimit në FIEK në Prishtinë jemi mbi 200 veta duke pritur rreth 2 orë për të votuar. Qe më shumë se gjysmë ore janë harxhuar fletë-votimet dhe ende nuk janë sjellur në qendër të votimit.