Thyhet profili në Facebook i deputetes, disa persona bien pre e mashtrimit (Video)

Thyhet profili në Facebook i deputetes, disa persona bien pre e mashtrimit (Video)

This picture taken on July 7, 2009 in Paris, shows the front page of the Facebook website. AFP PHOTO LOIC VENANCE (Photo credit should read LOIC VENANCE/AFP/Getty Images)

Ka disa ditë që deputetja Lirije Kajtazi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook poston telefona mobil si dhe pajisje tjera teknologjike duke shkruar se janë në shitje, por një gjë e tillë po ndodh pa vetëdijen e saj, pasi deputetes i është thyer faqja zyrtare.

Kjo është faqja personale e deputetes së LDK, Lirije Kajtazit, e cila ka ditë që në llogarinë e saj në Facebook poston telefonin në shitje.

E gjithë kjo po ndodhë pa dijeninë e saj, pasi i është hakuar profili i saj në rrjetin social Facebook.

Në këto postime është vënë edhe një numër telefoni për kontakt, por siç duket nuk është valid pasi RTV Dukagjini tentoi disa herë, por qasja ishte e pamundur.

Deputetja pranon se profili i saj në rrjetin social po keqpërdoret. Ajo, edhe para kamerës, tentoi një gjë të tillë por pa sukses.

“Po është e vërtet që më është hakuar adresa e Facebook-ut. I njoftoj të gjithë miqtë e mi dhe ata në Facebook, se unë tani nuk qëndroj prapa asaj faqe. Atë faqe e ka në dorë një keqpërdorues, i cili po bën komente në postimet e të tjerëve por mbi të gjitha po bën postime në faqen time me shitblerje. Unë e kam raportuar rastin, dhe po besoj që shumë shpejt do të zgjidhet ky problem, por disa persona tashmë kanë ra pre e këtij mashtrimi”, ka deklaruar deputetja Lirie Kajtazi.

Për këtë është e njoftuar edhe policia e Kosovës e cila po merret me rastin.

Thyhet profili në Facebook i deputetes së LDK-së, Lirije Kajtazi

Thyhet profili në Facebook i deputetes së LDK-së, Lirije Kajtazi

Posted by RTV Dukagjini on Thursday, July 12, 2018

You may also like

Mos u habitni! Kështu është dukur Leonora Jakupi para 20 viteve (Foto)

Leonora Jakupi është njëra ndër këngëtarët më të