Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA ka nisur shpërndarjen e 2300 pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit, shkruan Kosova Post.
Në këtë program humanitar gjatë muajin të shenjtë të Ramazanit do të përfshihen të gjitha komunat e Kosovës ndërsa janë planifikuar që për familjet në vevojë të shpërndahen gjithsej 1700 pako ushqimore dhe 600 higjienike.
Ndërkaq sot në komunën e Skenderajt janë shpërndarë 50 paketa ushqimore dhe 20 higjienike në të cilën morën pjesë edhe kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari sëbashku me koordinatorin e TIKA-s në Prishtinë, Cihan Dinçer.
Jashari është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e TIKA-s dhe komunës së Skenderajt duke treguar se që nga ditët e para kur TIKA ka ardhur me projekte të ndryshme ky bashkëpunim ka vazhduar edhe sot.
“Është një kënaqësi e veçantë dhe pse po e them këtë është, sepse bashkëpunimi mes TIKA-s dhe komunës së Skenderajt ka qenë i jashtëzakonshëm që nga ditët e para, do të thotë prej kur ka ardhur TIKA me projekte të ndryshme qoftë të arsimit, qoftë të bujqësisë, qoftë të infrastrukturës do të thotë në fusha të ndryshm ky bashkëpunim po vazhdon edhe sot dhe në këtë rast dua ta falënderojë në emër të gjithë qytetarëve të komunës së Skenderajt që përmes TIKA-s edhe tërë popullin dhe shtetin tonë Turqinë për tërë ndihmesën që e ka dhënë qysh nga vitet e vështira që ne ishim gjatë luftës në shlirim të vendit por edhe sot në ndërtim dhe zhvillim të vendit tonë” ka thënë Jashari.
Tutje ai shtoi se vendi ynë dhe Turqia janë si dy popouj që kanë shumë gjëra të përbashkëta.
“Mund të them lirisht si dy popiuj apo dy vëllezër, kështu që uroj ky bashkëpinum i joni të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe padyshim se do të vazhdojë se ska mundësi ndryshe të mos vazhdojë dhe duke parë raportet miqësore e vëllazërore që është mes nesh” tha Jashari.
Ndër të tjera Koordinatori i TIKA-s, Cihan Dinçer tha se Republika e Turqisë dhe populli turk si gjithmonë, do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë popullit të Kosovës edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit./KosovaPost/