Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë rojën – arrestohet në Graçanicë

    Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

    Haradinaj uron Rexhën në 55-vjetorin e lindjes: Të pres në liri, miku im!

    Vlerat e rritura të manganit në ujë, IKShPK nuk jep përgjigje se çka shkakton dhe çfarë pasojash mund të ketë

    Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë

    Bushati për deklaratat e Vuçiqit për bashkëpunimin ushtarak Shqipëri-Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për retorikë frike

    Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave,parakusht për zhvillim të qëndrueshëm

    Ambasadori i OKB-së: Trump po shqyrton goditjen e qendrës së naftës në Iran

    Kurti për Habermasin: Mbronte idenë e një Evrope të bashkuar

    Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen edhe me armë sulmi, kjo më shqetëson

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

‘Vend me histori, kulturë e gjuhë unike’ ‘Time’: Shqipëria destinacioni më emocionues për pushime familjare

14 Qershor 2024, 8:37
në Lajme, RAJON
‘Vend me histori, kulturë e gjuhë unike’ ‘Time’: Shqipëria destinacioni më emocionues për pushime familjare
Share on FacebookShare on Twitter

Mrizi i Zanave, një restorant i stilit agroturizëm në veri të Shqipërisë, është pikërisht vendi që do të dëshironit të vizitonit kur jeni me pushime, shkruan Johanna Thomas-Corr në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Time”.

Kur kërkuam të shihnim menunë, na thanë që nuk kishte një të tillë. Në vend të kësaj, thjesht na u bënë disa pyetje në lidhje me kufizimet dietike dhe ushqimet – dhe më pas na vendosën para disa pjata: byrek me presh, turshi, kungull të mbushur, djathëra, një salcë djathi të nxehtë, mish të pjekur – dhe pulë të pjekur në furrë.

Ne erdhëm në Shqipëri për një festë familjare me premisën se vendi i vogël ballkanik mund të ishte thjesht “Greqia e re” ose ndoshta “Kroacia e ardhshme” – një destinacion jo shumë i largët, me diell dhe relativisht i lirë për pushime familjare në plazh.

Nuk është një ide absurde. Sallata greke disponohet gjerësisht, vetëm që e quajnë sallatë fshati. Klima është me të vërtetë e favorshme.

Duhet të vini në Shqipëri sepse është një vend me histori, kulturë dhe gjuhë unike dhe njerëz jashtëzakonisht miqësorë.

Për shembull, nëse dëshironi të ecni në veriun alpin, ju këshillojmë të shkoni në një fshat të quajtur Theth, një varg i njohur si malet e mallkuara – të cilat janë jashtëzakonisht të bukura.

Megjithatë, gjeografia e Shqipërisë është dukur shpesh “e mallkuar”. Popullsia vendase ka luftuar me pushtuesit romakë, sllavë, osmanë dhe italianë fashistë.

Pas luftës, diktatori stalinist Enver Hoxha e ktheu Shqipërinë në një regjim komunist.

Vitet e menjëhershme post-komuniste u shënuan nga kaosi ekonomik dhe trazirat civile.

Por, ekziston një ndjenjë të prekshme optimizmi tani, me kryeministrin e fundit të Shqipërisë, Edi Rama, duke dhënë një shembull vetëbesimi të sapogjetur të vendit.

Ish-basketbollist dhe artist modern, që flet rrjedhshëm pesë gjuhë, Rama është një politikan i hapur, kozmopolit dhe urban.

Ndërsa ishte kryebashkiak i Tiranës, një nga veprimet e tij të para ishte rilyerja e fasadave gri staliniste të qytetit me ngjyra të ndezura.

Ne morëm një makinë me qira dhe bëmë disa udhëtime ditore drejt Shqipërisë.

Qyteti i Durrësit ka një bregdet të bukur dhe duket si një kartolinë e viteve 1970. Ka një amfiteatër romak dhe shumë kafene të këndshme.

Kaluam gjithashtu një pasdite të qetë duke eksploruar rrugicat e pjerrëta të Beratit, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s që daton që nga epoka bizantine.

Ai njihet si “qyteti i një mbi një dritareve” falë ndërtesave të tij unike që ngrihen në kodër pranë lumit Osum deri në një akropol.

Eduard Lear – një artist dhe poet anglez – e vizitoi Beratin në 1848 dhe vlerësoi se qyteti kishte një pamje ku ndërthurej madhështia e modelit zviceran me të gjitha bukuritë e arkitekturës turke.

Një tjetër ekskursion i preferuar ishte në Shkodër, pikërisht në veri të vendit pranë kufirit malazez – dhe porta për në malet e mallkuara -“Bjeshket e Nemuna”.

Shkodra është një qytet turistik i qetë me një qendër të pedonalizuar ku mund të bëni një shëtitje dhe të shijoni një kafe jashtëzakonisht të mirë.

I lirë, i sigurt dhe i qetë, qyteti ka një horizont të dominuar nga Xhamia e madhe Ebu Bekër, por gjithashtu ndodhen shumë ndërtesa të bukura të ulëta.

Java jonë arriti të ndërthurte pushime të këndshme për fëmijët në pishinë dhe zbulime të vendeve të panjohur argëtuese për të rriturit. Shqipëria është relativisht e përballueshme dhe miqësore me buxhetin.

Siç ndodh shpesh, vetëm pasi e përjeton një destinacion të ri – arrin të zbulosh se si do ta organizosh udhëtimin e ardhshëm në këtë vend.

Ne na pëlqyen ekskursionet, por ndoshta do të ishte një ide më e mirë t’i organizonim ato – për të shmangur të gjitha ato udhëtime vajtje-ardhje.

Një itinerar i bukur mund të përfshijë disa netë në Tiranë; dy-tre ditë ecje në Shkodër dhe në Bjeshkët e Nemuna – dhe më pas disa ditë relaksi në një resort të këndshëm, ndoshta me disa udhëtime ditore në Berat dhe Krujë.

Duket e pamundur që një vend me një gamë dhe bukuri të tillë që ndihet kaq intrigues dhe i ndryshëm – të jetë kaq pranë.

Cilat janë vendet më të mira në Shqipëri

Shqipëria duket se është kthyer në destinacionin më “cool” të verës.

Bregdeti shqiptar – me ujin e tij të pastër bruz dhe baret e plazhit – janë konsideruar si “Maldivet e Evropës” dhe vendi është tashmë nën radarin e udhëtimeve të të rinjve.

Vendet më në tendencë

Ksamili – një fshat bregdetar në skajin jugor të Shqipërisë ofron bare me pamje nga plazhi dhe ishujt e pabanuar.

Destinacionet tërheqëse në Ksamil përfshijnë baret e plazhit “P Poda” dhe “Mulino Beach”.

Turistët që duan festa mund të shkojnë më në veri – në hotelin “Folie Marine”, i cili ka plazhin dhe barin e tij të natës.

Saranda –  është një tjetër vend turistik. Bari kryesor i plazhit të qytetit është “Demi Lounge” ku DJ ndërkombëtarë shpesh luajnë deri në agim.

Adhuruesit e këtij vendi – preferojnë në mbrëmje të shijojnë një darkë në restorantin “Nam” me pamje buzë detit.

Dhërmiu – fshati bregdetar organizon dy festivale të muzikës elektronike – “Kala Festival”(5-12 qershor), këtë vit me Jeff Mills dhe Horse Meat Disco ndër të tjera dhe “ION Festival” (4-11 shtator).

Ju mund të kërceni deri në orët e para të mëngjesit – përpara se të relaksoheni në një kasolle plazhi në modë.

Vende të qeta

Për udhëtarët që kërkojnë vende të qeta, “Manta Resort” në Ksamil është vendi ideal për një koktej në perëndim të diellit në kuvertën e barit të plazhit –  përpara se të shijoni karkalecat – specialitet i restorantit.

Nëse nuk jeni adhurues të festave, një udhëtim në Syrin e Kaltër – një orë me makinë nga Ksamili – është një ndalesë “e detyrueshme”.

Ky burim natyror që rrjedh nga një shpellë nënujore me ngjyrë bruz duket si një sy gjigant.

Tirana

Tirana e quajtur ndryshe si “Berlini i ardhshëm” ofron akomodim të shkëlqyer ne “Faces & Places Boutique Hotel”.

Ju mund të vizitoni zonën e Bllokut, të zbuloni artin abstrakt në galerinë Fab dhe shijoni një vakt në “The Taproom by Pan’s Microbrewery”.

Për pije, vendi më i mirë është “Nouvelle Vague”, i cili hyri në listën e 50 Bareve më të Mirë në botë vitin e kaluar.atsh.

Etiketat: Gazeta britanike TIMEpushimeShqiperia
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe `Defender Europe ‘25`

10 muaj më parë
“Defender Europe 2025” fillon këtë të diel, Kosova pret një divizion amerikan e forca të armatosura nga Shqipëria, RMV, Kroacia e Bullgaria

Stadiumi kombëtar i dën*uar nga FIFA, mbi 250 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Presidenti Begaj pret presidenten e Moldavisë: Forcojmë marrëdhënien

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH