Në Serbi, tashmë ka filluar edhe vaksinimi i qytetarëve pa terminë. Kështu pas njoftimeve se qytetarët mund të vaksionohet pa termin në një nga qendrat tregtare në Beograd, u krijuan radhë të gjata e tollovi e madhe, transmeton Kosova Post.
Kështu sot në Qendrën Tregtare “Ushqe’ në Beograd, qysh para orës tetë të mëngjesit qytetarë të shumtë kishin mësyrë këtë qendër dhe qysh para orës tetë aty ishte krijuar tollovi e madhe e radhë të gjata qytetarësh.
Ishin 100 qytetarët e para ata që morën vaksinat dhe si shpërblim atyre iu dha edhe nga një kupon me vlerë të hollash prej 25 euro, apo 300 dinarë për të bërë blerje në qendër.
Gjithashtu është paralajmëruar se 50 qytetarët e parë që shkojnë të premten në qendrën e lartcekur për ta marrë vaksinën, ata do të marrin shpërblim edhe kuponin në vlerë pre 5,000 dinarë apo 42 euro, dhe gjithashtu do të marrin kupton me vlerë prej 3.000 dinarëve, 50 qytetarët e parë të cilët do të shkojnë të shtunën të marrin vaksinën.
Parashikohet që rreth njëqind persona mund të vaksionohen brenda një ore dhe se pika e vaksinimit do të jetë e hapur prej orës 9:00 deri në orën 21:00.
Pika e kontrollit u përgatit nga Instituti i Qytetit për Shëndet Publik dhe Qyteti i Beogradit, Ministria e Shëndetësisë siguroi mjekë dhe infermierë.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Beogradit, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se deri tani janë vaksinuar për të dytën herë 35 për qind e qytetarëve të kryeqytetit, ndërsa 43.7 për qind kanë marrë dozën e parë të vaksinës./KosovaPost/