Një tornado e fuqishme shkaktoi dëme në objektet e shumta në qytetin Kiel, transmeton Kosova Post.
Disa persona janë lënduar si pasojë e tornados që goditi sot qytetin portual Kiel në Gjermani, shkruan AA.
Një tornado e fuqishme gjithashtu shkaktoi dëme në objektet e shumta në këtë qytet gjerman.
Mediat lokale raportojnë se anëtarët e ekipit të kanotazhit u goditën nga një tornado derisa tërhiqnin varkën e tyre nga uji.
Në mesin e të lënduarve janë edhe 4 persona të cilët janë hospitalizuar dhe janë në rrezik për jetën.
Gjithashtu janë shembur kulmet e disa ndërtesave dhe pemëve në Meimersdorf dhe Gaarden.