Kanada/ Imam Syed Soharwardy, nga Këshilli i Lartë Islam i Kanadasë, tha se në zjarr humbën jetën 7 persona, përfshirë 4 fëmijë nga dy familje që jetonin në të njëjtën shtëpi.
Si pasojë e një zjarri në një shtëpi në qytetin Chestermere në rajonin Alberta të Kanadasë humbën jetën 7 persona nga dy familje muslimane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Imam Syed Soharwardy, nga Këshilli i Lartë Islam i Kanadasë, tha se në zjarr humbën jetën 7 persona, përfshirë 4 fëmijë nga dy familje që jetonin në të njëjtën shtëpi.
Ai tha se nga zjarri arritën të shpëtojnë 5 persona prej të cilëve njëri i rritur dhe katër fëmijë.
Në mesin e personave që kanë humbur jetë janë një grua 38 vjeçe, një mashkull 35 vjeç, një fëmijë mashkull 12 vjeç, një vajzë 12 vjeçe dhe një fëmijë djalë katër vjeç.
Njëra prej familjeve jetonte prej një kohe të gjatë në Calgary ndërsa familja tjetër ishte transferuar këtu pak kohë më parë nga rajoni Ontario.
Derisa po hetohet shkaku i zjarrit, ekipet e zjarrfikësit ende janë në vendngjarje.
Emrat e personave që kanë humbur jetën ende nuk janë bërë të ditur.