Pavarësisht se të martën vdekja triumfoi, këta emigrantë sfidojnë sërish fatin në kërkim të një jete më të mirë. Policia franceze u përpoq të ndalonte gomone të tjera të niseshin nga brigjet në drejtim të Britanisë së Madhe, një ditë pasi humbën jetën 12 persona në La Mansh.
Disa ia dolën, ndërsa të tjerë u kthyen pas. Autoritetet franceze po i konsiderojnë gjithnjë e më shumë tragjeditë në kanalin e La Manshit si një problem që po nxitet nga Britania, transmeton A2.
“Është shumë e trishtë”, tha Frederic Cuvillier, kryebashkiaku i Boulogne, nga ku nisen gomonet, duke shtuar se krizat e vazhdueshme me emigrant kanë traumatizuar brigjet veriore të vendit. Mes 12 personave që humbën jetën në det ishin 10 gra dhe vajza, madje një prej tyre ishte shtatzënë. Ministri i brendshëm francez, Gerald Darmanin, konfirmoi se vetëm 8 nga 70 personat në gomone kishin jelekë shpëtimi, raporton A2.
“Kemi informacione që na lejojnë të mendojmë se këta njerëzi ishin me origjinë nga Afrika, kryesisht nga Eritrea. Do të jetë qeveria e re, sapo të emërohet, pra ministrit të ardhshëm, që të negociojë atë që Presidenti ynë i ka kërkuar prej dy vitesh Britanisë: një traktat për emigracionin mes Britanisë dhe Bashkimit Europian. Njerëzit që humbën jetën sot me shumë mundësi ishin nga Briri i Afrikës, që po shkonin drejt Britanisë për t’iu bashkuar familjes apo për të punuar atje”, citon a2 ministrin e Brendshwm tw Francws, Gerald Darmanin.
Ministrja e brendshme e Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, e quajti tragjedinë “një zhvillim të tmerrshëm dhe shumë tragjik”. Ajo kërkoi luftimin e bandave të trafikut që qëndrojnë pas linjave të paligjshme me gomone. (A2 Televizion)