Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Orgeta Manastirliu gjatë bisedës telefonike me homolegun e saj të Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, i ka shprehur ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës.
Manastirliu e siguroi homologun e saj për gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë në këtë moment të vështirë.
“Gjatë bisedës me kolegun Venko Filipce të Maqedonisë së Veriut, i shpreha ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës dhe e sigurova për gatishmërinë tonë, për të ndihmuar me të gjitha mundësitë dhe burimet tona, në këtë moment të vështirë për fqinjët tanë”, shkruan Manastirliu.tch