Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në Turqi, përcjell Kosova Post.
Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është thellësisht i prekur për rastin tragjik e të dhimbshëm që ndodhi në Amasra.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për rastin tragjik e të dhimbshëm që ndodhi sot në mbrëmje në Amasra të Turqisë, ku shumë minatorë humbën jetën në një minierë qymyri pas shpërthimit të papritur në provincën Bartin”, ka shkruar Konjufca.
Postimi i plotë:
Jemi thellësisht të pikëlluar për rastin tragjik e të dhimbshëm që ndodhi sot në mbrëmje në Amasra të Turqisë, ku shumë minatorë humbën jetën në një minierë qymyri pas shpërthimit të papritur në provincën Bartin.
Shpresojmë që të jetë e fundit!
Ngushëllime të përzemërta Republikës së Turqisë dhe familjeve që i humbën më të dashurit e tyre.
Lutemi për juve!