Familjarët e Haqif Basri Ajvazi, kanë dhënë kumtin për vdekjen e tij, duke njoftuar se i ndjeri ishte i infektuar me COVID-19, shkruan Kosova Post.
“Njoftojmë farefisin, miqtë se sot pas një beteje të mundimshme me COVID 19 ndërroj jetë më i dashuri ynë Haqif Basri Ajvazi-Coli-32 vjeç! Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e Fshatit Sfeçël duke respektuar dispozitat kundër Pandemisë, pra me rrethin e ngushtë familjarë! Për shkak të pandemisë të pame nuk do të ketë!” – ka shkruar Arbnesh Ajvazi, një i afërm i tij.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve dhe të vdekurve ditëve të fundit, është shtuar dukshëm. Institucionet vendore, vazhdimisht po bëjnë thirrje për vaksinim./KosovaPost/